Ngjarje tragjike, vdes sportisti pas aksidentit gjatë garës

Sporte tjera 05 Gusht 2019 22:57

Çiklisti belg, Bjorg Lambrecht, 22 vjeçar, ka vdekur pas rrëzimit në Tour-in e Polonisë.

Ai u rrëzua rreth 60 milje pa përfunduar, në shtegun e tretë, nga Chorzow në Zabrze. Organizatorët thanë se ai i ishte nënshtruar “reanimacionit emergjent” para se të dërgohej në spital në Rybnik.

Gjendja e Lambrechtit nënkuptonte se ai nuk ishte në gjendje të udhëtonte me helikopter, dhe ndonëse ishte mbajtur në jetë, belgu vdiq gjatë operacionit, raporton Eurosport.

Pas konfirmimit të vdekjes së tij, klubi i tij Lotto-Soudal postoi në Twitter një ngushëllim për sportistin.

“Ndodhi tragjedia më e madhe që mund të ndodhte për familjen, miqtë dhe shokët e skuadrës së Bjorgut. Pusho në paqe Bjorg”.

Garën e fitoi Pascal Ackermann pasi Fabio Jakobsen u diskualifikua për trajtimin e një garuesi tjetër.

“Sot, rezultati i garës nuk ka rëndësi”, tha Ackermann.

Lambrecht vlerësohej si njëri nga çiklistët më premtues të Belgjikës. Ai ishte fitues në kategorinë U23, në garën prestigjioze Liege-Bastogne-Liege, në vitin 2017.

-->