Ngushëllimi i Agueros pas eliminimit në Champions

Futboll 18 Prill 2019 14:29

Martina Alejandra Stoessel Muzlera, e njohur shkurt me emrin “Tini”, është një aktore, modele, balerinë e këngëtare shumë e njohur me origjinë nga Argjentina, e cila thuhet se i ka marrë mendjen sulmuesit të Manchester Cityt, Sergio Aguero.

Mediet britanike shkruajnë për një “flirt” mes dy personazheve të njohur, por që mbetet për t’u verifikuar. Kun Aguero, nëse lajmi është i vërtetë, ka se ku të ngushëllohet pas eliminimit nga Championsi.