Niko Kovac i gëzon tifozët e Bayern Munichut

Futboll 29 Korrik 2019 08:34

Leroy Sane është një nga lojtarët më të kërkuar nga Bayern Munich këtë afat kalimtar.

Ylli gjerman është në projektin e Guardiolës për sezonin e ri, por bavarezët nuk heqin dorë.

Trajneri spanjoll e ka pranuar se dëshiron ta mbajë në ekipin e tij, dhe të mbështet tek aftësitë 23-vjeçarit në sezonin që vjen, por dëshira e lojtarit do të vendosë se ku do të vazhdojë karrierën.

Edhe trajneri i Bayernit e pranon se interesohen për sulmuesin, dhe e dëshirojnë në skuadrën e tyre, teksa në një intervistë është shprehur: “Unë jam i bindur, dhe besoj se mund ta transferojmë Sanen.”

Lojtari pritet t’i kushtojë 100 milionë euro arkave të Bayernit, dhe do të bëhet lojtari më i shtrenjtë që është transferuar në Bundesligë.

Sane pritet të zëvendësojë të larguarin Arjen Robben, dhe do të jetë një lojtar kyç për kampionët e Gjermanisë.