Nipi i Muhammad Alisë fiton me nokaut të fuqishëm
Sporte të tjera
30 Janar 2022
09:22

Nipi i legjendës së boksit Muhammad Ali, Ali Walsh, fitoi me nokaut në raundin e dytë ndaj Jeremiah Yeager.
Në Tulsa të SHBA-së ai e rrëzoi me një të majtë të fuqishme Yeagerin, ai u ngrit në këmbë me shumë vështirësi, por më pas vazhdoi ofensivën derisa ndërhyri referi.
Për të është fitorja e katërt nga po aq meçe në boksin profesionist dhe e treta me nokaut.
Ali Walsh bokson në kategorinë e mesme.