Nis me befasi dita e tretë e Australian Open

Tenis 24 Janar 2020 10:33

Dita e tretë e Grand Slam-it të Australian Open ka nisur me befasi.

Është Serena Williams që është eliminuar nga kinezja Qiang Wang 2-1 në sete (6-4, 6-7, 7-5).

Eliminohet edhe një tjetër ish-numër 1 në botë për femra, danezja Caroline Wozniacki.

Ajo u mund 2-1 (7-5, 3-6, 7-5) nga Ons Jabeur e Tunizisë.

Kjo ishte ndeshja e fundit e Wozniacki në karrierën e saj, pasi ka vendosur të tërhiqet nga sporti edhe pse vetëm 29 vjeçe.

Nuk zhgënjen tenistja çeke Petra Kvitova, numri 7 në botë, që mundi 2-0 (6-1, 6-1) Ekaterina Alexandrova.

Këto janë rezultatet e ditës së sotme në Australian Open./Insporti.com

-->