Nissan Skyline GTR vs BMW M6 – ja kush del fitues në Prishtinë

FASK 05 Gusht 2018 17:05

Në pistën e vjetër të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës po zhvillohet gara e disiplinës drag (garim në vijë të drejtë në 402m) dhe çasti më atraktiv deri më tani ishte finalja e klasës në 12 sekonda, ku përkrah njëra tjetrës ishin dy super vetura Nissan Skyline GTR dhe BMW M6.

Lirisht mund të thuhet se starti e vendosi fituesin siç ngjet shpesh në këto gara dhe Arbër Grainca me Nissan Skyline GTR doli fitues i kësaj gare dhe i kësaj klase në përgjithësi.

Shoferi i BMW-së në këtë garë ishte Samet Kadrija, i cili u mund pas startit më të dobët.

-->