Nitaj “ndez” Instagramin me fotografinë e fundit

Futboll 14 Janar 2020 22:25

Aktorja dhe moderatorja shqiptare Arta Nitaj, ka publikuar një fotografi që shfaq trupin e saj në rrjetet sociale.

Arta, njihet për foto të tilla, por kjo e fundit i tejkalon pritjet e fansave të saj.

Ajo ka shkruar vetëm numrin “3.” Poshtë kësaj fotoje derisa shihet tërësisht e zhveshur dhe mbulon trupin vetëm me një batanije.

Kujtojmë se Arta u bë e njohur si aktore nga seriali “O sa mirë”, ku portretizonte një karakter të një vajze të llastuar nga Peja me emrin Xhesika.

 

 

Nitaj për një vit ishte moderatore në emisionin sportiv “Dueli Sportiv” që transmetohet në Radio Televizionin Dukagjini.

Në javët e fundit mediet vendore kanë shkruar se Nitaj është në lidhje dashurie me futbollistin e njohur shqiptar, Adnan Januzaj. /Inpsorti.com/

-->