Një emër i befasishëm e fiton kontestin ‘All Star’ për tre pikë

Basketboll 17 Shkurt 2019 08:43

Joe Harris mund të ketë qenë figura më së paku e popullarizuar në kontestin për tre pikë, të shtunën, por tani emri i tij është shkruar në histori të “All Star”.

Harris, i cili luan për Brooklyn Nets, mposhti superyllin e Golden State Warriors, Stephen Curryn dhe Buddy Hieldin e Sacramento Kings, për të marrë në shtëpi titullin e gjuajtësit më të mirë për tre pikë.

Harris qëlloi i pari në të dy rundet, duke i vënë kundërshtarët nën presion, derisa regjistroi numra impresiv.

Ja disa nga momentet më të mira nga kontesti. /Insporti.com/

-->