Një foto me Mbappen, i kushtoi 1500 euro

Futboll 20 Shtator 2019 20:53

Janë të shumta rastet kur fansat në stadium, arrijnë t’ia hedhin sigurimit dhe depërtojnë me shpejtësi në fushë për të takuar nga afër idhujt e tyre. Një moment i tillë ka ndodhur edhe me yllin, Kylian Mbappe. Gjatë një ndeshjeje të kampionatit francez në sezonin e kaluar, saktësisht më 31 mars, PSG luante në udhëtim ndaj Toulouses.

Një tifoz vendas gjatë fundit të pjesë së parë, arrin të futet në stadium për t’u drejtuar nga Mbappe me qëllim për të shkrepur një foto, e cila do të kujtohej gjatë nga fansi. Por, aty u ndalua nga siguria dhe më pas u shoqërua jashtë impiantit. Ndërkohë, masat ndaj tij nuk përfunduan me aq, teksa u hap një gjyq dhe masat për këtë shkelje varionin nga 500 deri në 15.000 euro gjobë. Gjithashtu, edhe pamundësia për t’u futur në stadium për një vit.

Ndërkaq, në raste më të rënda mund të aplikohet edhe masa e arrestit për një vit. Megjithatë, ky nuk ishte rasti, por fansi që u fut për me qëllim për të marrë një kujtim nga Mbappe nuk doli i pa lagur nga e gjithë historia. Ai u dënua me një gjobë prej 1500 eurosh, ndërsa nuk do të ketë mundësinë për t’u futur në stadium për gjashtë muajt e ardhshëm.