Një futbollist i Barcelonës mund të fitojë Ligën e Kampionëve

Futboll 11 Prill 2018 12:40

Barcelona është eliminuar mbrëmë nga Liga e Kampionëve nga Roma, në çerekfinalen e kthimit të luajtur në ‘Olimpico’.

Por, përkundër eliminimit në çerekfinale, një lojtar i Barcelonës mund të marrë medalje për fitimin e kësaj gare.

Bëhet fjalë për Philippe Coutinhon, që u transferua në janar nga Liverpooli.

Coutinho mund të marrë medalje në rast se Liverpooli fiton Ligën e Kampionëve, pasi brazilianit nuk i është lejuar të bëjë paraqitje me Barcelonën për pjesën e mbetur të garës.

Kjo sepse 25-vjeçari ka bërë pesë paraqitje me Liverpoolin në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve këtë edicion.

Andaj, ai do të mund të marrë një medalje të fituesit, gjithmonë në rast se Liverpooli shpallet kampion në fund të garës. /Insporti.com

-->