Një imazh i Munishit ‘trazon’ tifozët, kërkohet afrimi i tij te SC Gjilani!

Ismet Munishi është njëri nga emrat më të përfolur gjatë ditëve të fundit për një afrim te SC Gjilani, gjithmonë në rast se Bylbyl Sokoli nuk do vazhdojë të jetë trajner i të “kuqve”, shkruan GazetaSheshi.com
Pavarësisht deklaratës së presidentit të klubit, Florim Zuka, i cili tha se “Profa” e ka mbështetjen e plotë të drejtuesve të klubit, kjo nuk ka ndikuar aspak në disponimin e tifozëve për ta kërkuar Munishin që ta drejtojë klubin gjilanas.
Madje, një imazh i hedhur së fundmi i Munishit nga finalja e Kupës ndaj Prishtinës gjatë kohës sa ishte pjesë e Ballkanit ka trazuar shumë prej tifozëve, madje jo vetëm.
Edhe ish-futbollistë të klubit gjilanas kanë mbështetur ardhjen e Munishit te SC Gjilanit.
Komente të shumta e kanë vërshuar Munishin, duke i kërkuar atij që ta merr drejtimin e SC Gjilanit.
“Respekt trener! Shume bukur po te rrika kjo ngjyr!”, “Jemi tu te prit ne Gjilan”, “Veq logo e Gilanit po mungon”, ishin disa nga komentetet e shumta.
