Një ish-boksier, kush është shqiptari që u plagos nga djali i biznesmenit grek

Boks 16 Dhjetor 2020 10:11

Pavllos Petraq Misia është ish-boksieri shqiptar, që u plagos ditën e djeshme nga dy persona në Peristeri të Greqisë.

Ngjarja e rëndë u regjistrua pasditen e djeshme, në rrugën “Dodecanese” në Peristeri, ku shqiptari u sulmua me armë dhe një dorezë të hekurt nga dy persona të maskuar me kapuç.

Njëri e qëlloi në këmbë dhe tjetri e goditi me një grusht të hekurt. Ata më pas nxituan të largoheshin nga vendi i ngjarjes, ndërsa më pas ish-boksieri shkoi vetë në spital për të marrë ndihëm e parë mjekësore.

Sipas policisë greke, 32 vjeçari punonte në një dyqan shitje automjetesh, në kohën që pati një përballje verbale me djalin e biznesmenit grek.

32 vjeçari shqiptar mundi të shkojë vetë deri në një klinikë që ndodhet aty pranë dhe më vonë u dërgua në spitalin Thriasio, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ishin banorët e lagjes të cilët e panë incidentin që njoftuan autoritet. Ata mundën të dallojnë targën e automjetit me të cilën u larguan autorët. Patrulla të policisë identifikuan makinën e autorëve dhe mundën të vënë në pranga dy autorët, të dy shtetas grekë.

Policia thotë se autori i ngjarjes është person me precedent penal. Në të shkuarën ai është arrestuar për sulm ndaj policisë, por u lirua pak muaj më vonë, ndërsa është akuzuar edhe disa herë të tjera për sulme të dhunshme. Të dy autorët do të dërgohen për masë sigurie në gjykatë, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

-->