Një italian fiton për herë të parë në Moto GP, Rossi mbetet jashtë podiumit

Pa Marc Marquez që vazhdon të rikuperohet nga lëndimi dhe që do të kthehet në pistë vetëm në garat e fundit të Botërorit të Moto GP, ky sezon po rezulton vërtet i paparashikueshëm dhe me shumë pritura.
Nuk ka favoritë në këtë edicion të Moto GP dhe dhe një tjetër shofer arriti të festonte fitoren e tij të parë në klasin mbretëror siç ka ndodhur në disa raste në këtë sezon.
Fati vazhdon t’u buzëqeshë shoferëve italianë pasi në Misano në Çmimin e Madh të Italisë triumfoi pikërisht një italian, Franco Morbidelli i cili la pas bashkëkombasin e tij me Ducati Pramac, Francesco Bagnaia, ndërsa në vendin e tretë u pozicionua spanjolli Joan Mir, i cili surprizoi Valentino Rossin në xhiron e fundit me ‘Doktorin’ që e mbylli garën në vendin e 4-t.
Vetëm i 7-ti Andrea Dovizioso por pikët e marra i shërbyen Dovit për t’u ngjitur në krye të klasifikimit me këtë të fundit që përfitoi nga rënia e dyfishtë e francezit Fabio Quartararo i cili u tërhoq nga gara.