Një minutë heshtje ‘nënkupton’ heshtje katër-sekondëshe

Futboll 10 Shkurt 2019 13:23

Ashtu siç ndodh rrallëherë, ose kurrë, në futbollin evropian, një minutë heshtje nuk është respektuar në ndeshjen mes Vëllaznimit dhe Dritës.

Përballja, e cila tashmë ka filluar, luhet në kuadër të çerek-finales së Kupës së Kosovës dhe zë vend në stadiumin e qytetit të Gjakovës, raporton Insporti.

Sidoqoftë, derisa po mbahej një minutë heshtje në nder të fansit Gëzim Rudi, ndodhi diçka e sikletshme.

Është shumë e paqartë të kuptohet nga cili moment fillon minuti i heshtjes, derisa regjia në stadium paralajmëron një minutë heshtje, por zhurmat fillojnë të dëgjohen.

 

Pas disa momenteve, qetësohen zërat, por jo më shumë se për katër sekonda.

Çuditërisht, regjia përsëri merr fjalën dhe thotë “me një minutë heshtje jemi duke e nderuar tifozin e Vëllaznimit, Gëzim Rudi.”

Pas atij momenti, dëgjohet vërshëllima dhe lojtarët rikthehen në pozitat e tyre për fillimin e takimit.

Shikoni videon e mëposhtme. /Insporti.com/

 

-->