Një pikë e vlefshme për Werderin dhe Rashicën

Futboll 02 Mars 2018 21:43

Ndeshja e zhvilluar sonte në Bundesliga mes Borussia Moenchengladbach dhe Werder Bremen, ka përfunduar me rezultat 2:2.

Borussia arriti që të shënojë dy gola në pjesën e parë dhe gjatë tërë kohës u tregua e rrezikshme, duke pasur edhe disa raste shënimi. Në pjesën e dytë gjërat ndryshuan, Bremeni arriti të barazojë, ndërsa kishte iniciativë në lojë, duke kërkuar edhe golin e fitores.

Përfaqësuesi i Kosovës, Milot Rashica që luan te Bremeni, nuk u aktivizua fare në lojë. Sidoqoftë, për të dhe për ekipin tij kjo pikë e fituar si mysafir është hsumë e rëndësishme. Kujtojmë që Werderi para kësaj xhiroje ka qenë vetëm 2 pikë larg zonës së barazhit, gjegjësisht pozitës së 16-të në tabelën e Bundesliga 1 dhe tash i duhet të presë rezultatet e Wolfsburgut dhe Mainzit për të parë nëse këtë xhiro do të mund të shkëputet nga ajo zonë e tabelës.

-->