Një prej tenisteve më të bukura në botë u bë stjuardese

Tenis 17 Gusht 2021 09:20

Tenistja kanadeze, Eugenie Bouchard nuk e ka gjetur formën e duhur në fushë kohëve të fundit pas një lëndimi, kështu që tifozët nuk kanë mundur të shohin atë që moti duke luajtur tenis.

Sidoqoftë, një prej tenisteve më të bukura në botë këto ditë është tejet aktive jashtë fushës dhe potenciali i saj në marketing po rritet nga dita në ditë.

Kështu, ajo tani e ka provuar veten në profesionin e stjuardeses në fluturimin e kompanisë ajrore kanadeze, Flair Airlines.

Drejtori i kpmpanisë gjithashtu udhëtoi në këtë linjë dhe kishte shumë pasagjerë që donin të bënin fotografi me tenisten më të bukur në botë.

Madje, asaj nuk i rezistuan as pilotët që bën fotografi me të.

-->