Një rus kundërshtari i radhës i Florian Markut

Boks 10 Gusht 2018 09:15

Drejtuesit e “Mixed Martial Arts”, (MMA) kanë përcaktuar kundërshtarin e ardhshëm për kampionin shqiptar në këtë sport Florian Marku.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij të “Instagramit”, “luftëtari” Marku ka bërë të ditur se kundërshtari i tij i radhës do të jetë rusi Sergey Klyuev, kundërshtari i 14 për të.

SHPERNDAJENI ⛔️⛔️ FLORIAN MARKU 6-0🇦🇱 vs SERGEY KLYUEV 6-1 🇷🇺 SALLA E SPORTIT " BILL CLINTON" FERIZAJ.KOSOVO NE DATE. 14 SHTATOR KNOCKOUTI I RADHES JU PRES TE GITHVE TME PERKRAHNI NDESHJA DO TRANSMETOHET LIVE NE @digitalb_official @hurricane_team_family thank you for the fighter management 👌🏻👌🏻👌🏻

A post shared by Florian Tnt Marku (@florianmarku) on

Vlen të theksoi se kjo ndeshje do të zhvillohet më 14 shtator në sallën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.

Sergey Klyuev është një sportist i ri, ku deri tani ka zhvilluar vetëm 7 ndeshje, nga të cilat ka arritur të fitojë 6.