Një ruse me fanellën e Kosovës!

Sporte luftarake 13 Gusht 2019 18:36

Veterani i xhudos, kampion bote për këtë kategori, Anton Cena, pa postuar në profilin e tij në Facebook dy fotografi në të cilat shihen një xhudiste ruse dhe një kinez që kanë veshur fanella të Kosovës.

Kjo nuk do të ishte interesante sikur të mos dihej qëndrimi i vendeve të këtyre dy sportistëve ndaj Kosovës, por duket se Cena dhe sporti mund t’i thyejnë barrierat politike.

“Ambasador nuk caktohesh sipas detyrës po rezultatet të ngrisin në nivel të ambasadorit. Mikja ime ruse Svetlana dhe kinezi Gao Hongvei tk veshur ne fanella me simbole të Kosovës mbas incidentit diplomatik që ndodhi në këto gara botërore në Chengdu të Kinës.

A po duken bukur?

Faleminderit shumë shitores Velera për këto reklama kaq te bukura,  Faton Paçarada. Shpresoj të te pëlqen mikesha ime!”, shkruan Cena në profilin e tij në Facebook.