Një shqiptar shënon në fitoren e Lokomotivës së Zagrebit

Kombëtarja 01 Korrik 2020 08:07

Tre shqiptarë nga Shqipëria dhe një nga Kosova, ishin pjesë e fitores së radhës së klubit kroat Lokomotiva.

Në fitoren 2-0 kundër Varazdin, golin e parë për vendasit, e shënoi pikërisht një shqiptar.

Ishte pikërisht Indrit Tuci, ai qe shënoi në fund të pjesës së parë.

Për dallim nga Tuci, i cili hyri në lojë në minutën e 17, shqiptarët e tjerë luajtën nga fillimi.

Lirim Kastrati, Myrto Uzuni dhe Enis Çokaj, luajtën komplet ndeshjen.

Në videon më poshtë, mund të shihni atmosferën e krijuar në dhomat e zhveshjes.

-->