Një tifoz i Interit ka këtë kërkesë për Ramush Haradinaj

Tifozët e gjigantit italian, Inter, në vitet e fundit nuk kanë pasur edhe shumëçka për të festuar, për shkak të gjendjes së klubit.
Tashmë kanë kaluar tetë vite që kur “Neroazzurët” janë shpallur kampion të Serie A. Hera e fundit kur e kanë fituar titullin është viti 2010 nën udhëheqjen e trajnerit portugez, Jose Mourinho.
Që nga ai vit klubi italian nuk është këndellur, madje është ndërruar edhe presidenti. Presidenit legjendar i Interit, Massimo Moratti, shiti aksionet e tij duke lënë klubin në duart e grupit kinez, Suning.
Gjatë këtyre viteve Inter ka ndërruar shumë trajnerë, në dy vitet e fundit i kanë besuar italianit, Luciano Spalleti, por as Spalleti nuk po arrin të rikthejë skuadrën në nivelet që ishte dikur.
Në këtë sezon ish trajneri i Romës ka humbur besimin e tifozëve duke kërkuar shkarkimin e tij.
Këtë dëshirë e ka edhe një tifoz nga Kosova, i cili i ka kërkuar kyreministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, të shkarkojë trajnerin italian.
“O Ramush shkarko edhe Luciano Spalleti se kërkah sosht”, thuhet në këtë koment. /Insporti.com/