Një tjetër futbollist i Unitedit dëshiron kalimin tek Interi

Futboll 09 Shtator 2019 23:29

Skuadra e Interit si duket është bërë “dëshirë” e futbollistëve të Manchester Unitedit.

Është Nemanja Matiq ai që ka kërkuar nga klubi që në afatin e janarit të transferohet te Interi.

“Neurazurët” janë duke shikuar për të marrë një tjetër lojtar nga “Old Trafford”, pasi gjatë kësaj verë kanë transferuar dy sulmuesit, Romelu Lukaku e Alexis Sanchez.

Sipas medieve angleze mesfushorit nuk i është premtuar ndonjë vend në skuadër dhe kërkon largimin.

Matiq do të jetë lojtar i lirë në fund të sezonit dhe është i gatshëm për të negociuar me ndonjë klub tjetër.