Një tjeter futbollist shqiptar po shkëlqen te Verona

Kombëtarja 15 Korrik 2020 18:36

Vitet e fundit janë të shumë lojtarët me origjinë shqiptare që po spikasin me talentin e tyre në kampionatet evropiane.

Një prej tyre mund të konsiderohet edhe mesfushori i talentuar Manuel Gjini, i formuar tek ekipet e moshave të Veronës dhe që ka tërhequr vëmendjen e mediave lokale, por edhe më tej, shkruan “Panorama Sport”.

Gjini, i cili luan si mesfushor organizator me Virtus Verona, duket se është në gjurmët e patriotit Marash Kumbulla.

Klubi veronez nuk dëshiron të heqë dorë lehtë prej tij, duke parë se ka pasur interesim për mesfushorin me origjinë shqiptare.

Vitet e fundit janë të shumë lojtarët me origjinë shqiptare që po spikasin me talentin e tyre në kampionatet evropiane.

Gjini është i datëlindjes 5 korrik 2002 dhe ka spikatur jo vetëm si mesfushor, por edhe si një nuhatës i mirë i golit. Familja e tij dhe vetë Manueli janë shprehur se dëshirojnë që lojtari të përfaqësojë ngjyrat kuqezi, nëse do t’i bëhet ftesë nga specialistët e moshave të kombëtareve tona. Dhe kjo është një indicie edhe për federatën dhe zbuluesit e talenteve.

Një tjetër talent te Verona, mesfushori shqiptar kërkon të vishet kuqezi

-->