Një tjetër garë e madhe shtyhet për shkak të koronavirusit

Moto GP 02 Prill 2020 20:41

Botërori 2020 i Moto GP ka regjistruar një tjetër shtyrje për shkak të koronavirus. Zyrtarisht sot është anuluar edhe gara e Francës, e cila ishte parashikuar të zhvillohej më 17 maj, në pistën e La Mansh.

Organizatorët e kësaj gare bënë me dije se për shkak të virusit  vdekjeprurës është e pamundur që kjo garë të zhvillohet në mesin e majit. “Kjo garë tashmë ka dalë në plan të dytë dhe e rëndësishme është siguria e njerëzve”, thuhet në komunikatën e organizatorëve të garës së La Mansh.

Për pasojë, nisja e sezonit 2020 në Moto GP është ende një dilemë, teksa nuk pritet që gara e parë të zhvillohet para muajit qershor. Ky anulim do të sjellë një tjetër modikim të kalendarit provizor të garave që pritet të publikohet së shpejti.

-->