Një tjetër ndeshje me Lazion, një tjetër paraqitje mesatare e Vedat Muriqi – me këtë notë u vlerësua kundër Galtasaray

Futboll 16 Shtator 2021 22:06

Sot u zhvillua ndeshja Galatasaray – Lazio, e vlefshme për xhiron e parë në Evropa Ligë.

Gabimi i portierit shqiptar, Strakosha, i kushtoi me tre pikë të humbura Lazios, e cila gjatë gjithë ndeshjes, nuk prodhoi shumë raste shënimi, me Vedat Muriqin në vijën e fundit të sulmit, në 34′ minutat e fundit të ndeshejs.

Disa ditë më parë, u raportua se Muriqi do të startonte për ndeshjen e sotme, por kjo nuk ndodhi, pasi Sarri vendosi të startoj me Immobilen.

Muriqi e filloi ndeshjen nga stoli dhe u aktivizua në pjesë të dytë, në minutën e 56’të.

Paraqitja e tij u vlerësua me notën 6.5, notë kjo mesatare për sulmuesin 27 vjeçar, i cili nuk po mundet të gjetë formën me skuadrën italiane.

Në ndeshje zyrtare, Muriqi ka vetëm 2 gola në 24 ndeshje për Lazion. /Insporti.com/

-->