Një tjetër president i klubit të Superligës i bashkohet iniciativës së Naser Ramajt

Pas një deklarate të presidentit të Feronikelit, Naser Ramaj se është duke u shqyrtuar mundësia e krijimit të një Superligë, që nuk do të jetë pjesë e FFK-së, ka reaguar edhe presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi, shkruan Insporti.com.
Kabashi ka shkruar në rrjetin social Faceboook se homologu i tij, Ramaj ka plotësisht të drejtë të shqetësohet, sepse referimi në Superligë është skandaloz.
Ai po ashtu ka shkruar se tashmë klubet kanë marrë një nismë për t’u takuar me qëllim që të ndalen “këta individë” në përpjekje e tyre për t’i shkatërruar klubet e Superligës.
Në mbështetje të Ramajt është edhe presidenti i Llapit, Beqir Batatina i cili ka deklaruar se ai ka projekt milionësh për futbollin llapjan dhe se këta persona duhet të ndalohen së dëmtuari skuadrat e tyre.
Më poshtë statusi i tij: