Një tjetër prurje e madhe i bashkohet Kosovës në futboll

Kombëtarja 07 Gusht 2019 14:59

Po vazhdon zbarkimi i futbollistëve të rinj në përfaqësuesen e Kosovës në futboll.

I radhës është Valdrin Mustafa, i cili ka vendosur të largohet nga Shqipëria U21, për t’iu bashkuar Kosovës.

Lajmin e jep si të konfirmuar ‘Kosovan Football’, si në Facebook, po ashtu edhe në Tëitter.

Mustafa është 21 vjeçar, dhe është pjesë e Hannoverit.

Ai këtë sezon, është paraqitur për skuadrën e dytë të Hannoverit.

Valdrini do t’i bashkohet Kosovës U21 për ndeshjet e shtatorit.

Kujtojmë se në shtator Kosova përballet me Anglinë në udhëtim, dhe me Shqipërinë në Kosovë