Një tjetër shkarkim në Premier League

Pak javë para përfundimit të sezonit në Premier League të Anglisë, është shkarkuar një trajner tjetër, që e qon në 10 numrin e trajnerëve të shkarkuar këtë edicion në futbollin anglez.
Ky rekord prej 10 shkarkimeve brenda sezonit, barazohet me atë të 2013/14, kur kishte pasur numër të njëjtë shkarkimesh në skuadra të ndryshme.
Humbja në shtëpi e skuadrës së West Bromwich Albion nga Burnley me rezultat 1-2, ka bërë trajneri i tyre, Alan Pardew të shkarkohet.
West Brom gjendet në pozitën e fundit në Premier League dhe sipas gjitha gjasave, nga sezoni i ardhshëm do të marrë pjesë një nivel më poshtë, në Championship.
Pardew ishte emëruar në bankinën e WBA-së në fund të nëntorit 2017, duke e zëvendësuar po ashtu ta shkarkuarin Tony Pulis, i cili kishte pasur një ecuri negative.
Por, edhe Pardew që nga ardhja e tij kishte shënuar vetëm një fitore nga gjithsej 18 ndeshjet me West Brom këtë sezon në Premier League, kurse humbja e fundit, ishte e teta rresht.
Trajneri i ekipit të parë, Darren Moore, e ka marrë për momentin drejtimin e skuadrës dhe me gjasë do të qëndroj në këtë pozitë deri në fund të këtij sezoni. /Insporti.com