Një vepër e vërtetë arti, Beckham vjen me pemën e Krishtlindjes

Futboll 09 Nëntor 2021 23:13

Ish-mesfushori i Manchester United nuk e ka humbur prekjen precize e i armatosur vetëm me të djathtën e tij magjike, i ka dhënë imazhin një peme të madhe Krishtlindjesh, duke goditur topa me ngjyra të ndryshme në një telajo gjigante.

Një vepër e vërtetë arti, sepse duke parë nga afër videon mund të shihni saktësinë me të cilën janë goditur topat dhe ngjyrat e ndërthurura për të mos lënë hapësira të bardha. Madje ka edhe dekorimin në pjesën më të lartë të pemës dhe në rrjetet sociale ndjekësit e anglezit janë çmendur.

Ka nga ata që theksojnë se kanë mbetur edhe disa ditë deri në Krishtlindje dhe nga ata të tjerë që janë mahnitur nga bukuria e punës, duke arritur deri ata që ftojnë për t’u rikthyer në fushë. Dhe me të vërtetë duke parë fizikun e Beckham, një ide edhe mund të jetë.

-->