Një vit më parë, Shaqiri fundosi Unitedin dhe “shkarkoi” Mourinhon

Futboll 16 Dhjetor 2019 19:11

Me 16 dhjetor të vitit të kaluar, Xherdan Shaqiri i shënoi dy gola Manchester Unitedit, në fitoren 3:1 të Liverpoolit.

Shaqiri në atë ndeshje nuk luajti nga minuta e parë, por ishte inkuadruar në lojë në pjesën e dytë e që doli të jetë produktive dhe vendimtare për të e skuadrën e Kloppit, pasi futbollisti nga Zhegra shënoi dy gola që e shokuan Man United, dhe e shkarkuan Mourinhon.

Pas këtij turpërimi nga Liverpooli i Shaqirit, United njoftuan shkarkimin e trajnerit, Jose Mourinho.

Liverpooli sot ia ka përkujtuar rivalit të tyre atë debakël që ia kishte shkaktuar Shaqiri.

Më poshtë mund të shihni videon ku Shaqiri i shënon dy gola për Liverpoolin në derbi.

-->