Një vit nga vdekja tragjike e legjendës Kobe Bryant

NBA 26 Janar 2021 11:14

Ka kaluar një vit që nga vdekja tragjike ikonës së basketbollit, Kobe Bryant, i cili humbi jetën më 26 janar 2020 në një aksident me helikopter.

Humbja e tij shokoi botën e basketbollit, ndërsa dhimbja ishte akoma e madhe, duke qenë se bashkë me të vdiq edhe vajza Gianna dhe shtatë njerëz të tjerë që ndodheshin në helikopter.

Bryant ishte një prej emrave më të mëdhenj në histori të ligës më të fortë të basketbollit në botë, NBA.

Gjatë karrierës së bujshme ishte shpallur pesë herë kampion me Los Angeles Lakers. Ai ka qenë 18 herë pjesë e All-Star dhe pritet që të përfshihet në Hall of Fame gjatë këtij viti.

Ndërkohë, derisa familja e legjendës po vuan humbjen e tij, thuhet se kanë kërkuar nga ekipet dhe NBA që të mos bëjnë nderime në njëvjetorin e vdekjes së tij.

-->