Një vit pa Ali Memën, mesazh prekës nga i biri

Futboll 26 Mars 2020 19:45

Sot bëhen një vit pa legjendën e futbollit shqiptar Ali Mema. Një nga ikonat e Tiranës u nda nga jeta në moshën 76-vjeçare pasi vuante nga një sëmundje. Mema luajti në sezonet 1960-1966 dhe më vonë 1971-72 më klubin bardhekaltër, por gjithashtu edhe 14 ndeshje me ekipin kombëtar shqiptar.

Me anë të një postimi në faqen e tij në Facebook, ish-trajneri i Tiranës, Ard Mema emocionon me fjalë që të rrëqethin shpirtin të atin e tij.

“Sot bëhet një vit pa ty i shtrenjti jonë, të kujtojmë çdo ditë me mall, na mungon fjala dhe e qeshura jote! Qofsh i xhenetit!, shkruan Ard Mema për të atin e tij Ali Mema.

-->