‘Njeri i kallt mas’  driftit

FASK 13 Tetor 2019 14:51

Alteron Sylmeta është ndër garuesit më të respektuar në automobilizmin e Kosovës.

Krahas disiplinës malore, ai e ka edhe një pasion tjetër. Drifti është disiplina që e ka shumë në qejf, megjithëse investimet nuk janë aspak të vogla. ”Është punë pasioni dhe bashkë me shokët e praktikojmë shumë herë”, ka thënë Alteroni për Insporti.com.

Ekzibicione të tilla ai bëri edhe në këtë fundjavë në Sllatinë ku gjatë dy ditëve u mbajt gara në auto sllallom e drag race.

Në videon më poshtë shihen: Alteron Sylmeta, Besart Pruthi dhe Gramos Binaku duke driftuar.

-->