Njëri nga më të mirët e sezonit, Llorente mund të largohet nga Atletico Madrid

Futboll 13 Maj 2021 15:02

Largimi i Marcos Llorentes ka qenë njëri nga gabimet më të mëdha të Real Madridit viteve të fundit.

Los Blancos vendosen shitjen e spanjollit te rivali lokal Atletico Madrid për 30 milionë euro në verën e vitit 2019.

Që nga transferimi te Atletico Madrid, Llorente ka shkëlqyer duke u bërë njëri nga mesfushorët më të pëlqyer në Evropë.

26-vjeçari është bërë edhe një titullar i rregullt te Kombëtarja e Spanjës, derisa falë paraqitjeve të mira po kërkohet nga klubet e mëdha evropiane.

Marca ka raportuar se gjiganti gjerman Bayern Munich e kërkon spanjollin si zëvendësim të Javi Martinezit që do të largohet në verë.

Por përveç bavarezëve interesim për spanjollin kanë shprehur edhe Paris Saint Germain dhe Manchester United.

Atletico po mundohet ta mbajë në radhët e veta, por një gjë e tillë duket shumë e vështirë, derisa sipas mediave spanjolle largimi i tij nga Los Colchoneros mund të ndodhë në verë për 70 milionë euro.

Në 43 ndeshje zyrtare këtë edicion, reprezentuesi spanjoll ka shënuar 13 gola dhe ka bërë 12 asistime për Atletico Madridin. 

-->