Njërit i thehet hunda, tjetrit nofulla në duelin e çmendur për titull bote në WBO (VIDEO)

Sporte luftarake 11 Mars 2018 17:38

Dueli midis boksierëve Oscar Valdez (brekët e kuqe, dorëzat e kuqe) dhe Scott Quigg (brekët e bardha, dorëzat e bardha) për titull bote në versionin WBO në kategorinë pendël (deri në 57kg) fillimisht mund të mos zhvillohej fare meqë britaniku Quigg në matje zyrtare kishte pasur disa kilogarmë mbi peshë dhe ështëka qenë në pikëypyetje të madhe nëse për një ditë mund të “lëshohet” në peshën ë lejuar.

Sidoqoftë, promotorët e boksierëve u pajtuan vetëm idsa orë para fillimit të meç it që ai të zhvillohej dhe tay fillua problemet tjera.

Meçi u zhvillua në arenë të hapur, në Kalifornia dhe në mot me shi, gjë qëkomplikoi punën të gjithëve në arenë, e posaçërisht boksierëve që hynë në ring me këpucë të mbështjellura me najlon që të mos lageshin.

Sidoqoftë, në momentin që meçi filloi boksi i treguar ishte i shkëlqyeshëm. Boksierët nuk u kursyen fare dhe qëndruan në ring për 12 runde të plota, kurse pas meçit Quigg doli me hundë të thyer dhe të dislokuar keq, kurse Valdezit iu thye nofulla nga një prej goditjeve të Quiggut dhe në rundet e fundit kishte gjakderdhje të madhe në gojë.

Boksieri meksikan Valdez me vendim unanim të gjyqtarëve e mbrojti titullin e tij në WBO, kurse pas meçit, të dy boksierët përfunduan në spital në Kaliforni për trajtim mjekësor.

Pas këtij meçi Oscar Valdez ka bilanc prej 24 meçeve dhe 24 fitoreve, prej të cilave 19 me KO në boksin profesionist, kurse Scott Quigg, për të cilin para meçit thuhej se kjo është gjasa e fundit që ka për titull bote, tashmë 34 fitore, prej të cilave 25 me KO dhe 2 humbje në boksin profesionist, ku si 29 vjeçar besohet se e ka problematike të fitojë titull bote ne kategorinë pendël.

-->