Njeriu i afërt i Michael Schumacher gëzon fansat e gjermanit: I shijon garat e Formula 1 nga televizori

Formula 1 30 Korrik 2019 16:51

Zhan Tod është një nga miqtë më të ngushtë të Shumaker, prej kohës kur ai ishte shefi i pilotit gjerman te Ferrari.

Pas Çmimit të Madh të Monakos, Tod ka habitur jo pak me deklaratat e tij teksa është shprehur se piloti i shijon garat e Formula 1 nga televizori, duke lënë të nënkuptohet se Shumaker është i ndërgjegjshëm.

Rekordmeni i Formula 1 pësoi një aksident me ski në vitin 2013 dhe prej atij momenti nuk është parë asnjëherë. Shumaker ndenji për shumë kohë në koma, ndërsa tashmë po vazhdon rikuperimin në shtëpi, edhe pse sërish do të jetë e vështirë që gjermani të kthehet në gjendjen e mëparshme. “ Jam gjithnjë i kujdesshëm me deklaratat, por është e vërtetë.

E pashë garën së bashku me Shumaker në shtëpinë e tij në Zvicër. Shumaker është në duart më të sigurta, ndërsa ka një përkujdesje të veçantë në shtëpinë e tij. Ai nuk dorëzohet dhe vazhdon të luftojë. Familja e tij po lufton me sa mundet dhe sigurisht miqësia jonë nuk mund të jetë si më parë. Sepse nuk ka komunikim si më parë. Ai vazhdon të luftojë”, tha Tod.