Njihuni me golashënuesen më të mirë në Botëror që shkëlqeu në fitoren rekord

Futboll 12 Qershor 2019 08:34

Ndeshja e parë e grupeve të Botërorit të femrave për vitin 2019, ka sjellë edhe rekordin e parë për këtë kampionat, që po zhvillohet në Francë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë një fitore tenistike ndaj Tailandës, duke i shënuar plot 13 herë dhe duke mos pësuar asnjë gol.

Pjesa e parë dhe përshtypjen e një ndeshje normale edhe pse rezultati u mbyll në shifrat 3-0 për femrat e SHBA-ve.

Në të dytën ka ardhur shpërthimi me 10 gola të amerikaneve. Sulmuesja Morgan ishte më përcaktuesja me 5 gola të shënuar, ndërsa Lavelle dhe Mevis shënuan dy golësha, në fitoren e thellë 13:0 të SHBA-ve.