Njihuni me katër hektarë grurë të përzgjedhësit të Kosovës

Kombëtarja 24 Korrik 2019 18:42

Jo vetëm me sport por merret edhe me bujqësi! Ka shumë hektarë tokë, por siç merret vesh katër hektarë i ka pasur të mbjellë me grurë gjatë këtij viti, të cilat i paguan goxha mirë.

Është trajneri më i mirë në Kosovë në konkurrencën e femrave në hendboll, Faruk Shala, aktualisht selektor i kombëtares së Kosovës U-19 (femrat).

Shala me klubin e Istogut (femrat) është kampion dhe fitues i Kupës së Kosovës, si dhe do të marrin pjesë në garat evropiane përkatësisht në EHF Cup, ku ndeshen me bjelloruset Gomel.

Image

 

Në foto janë arat e Faruk Shalës, ku kombajni i korri katër hektarët e tij në katundin Zhakova, që gjendet 10 kilometra larg qytezës së Istogut!

Të jesh selektor dhe trajneri më i mirë, po ashtu të merresh edhe me bujqësi, është një shembull i rrallë!

Edhe Shala e pranon se ka pasur 4 hektarë grurë dhe është krenarë për punën që bënë dhe rendimentet e mira, por nuk jep më shumë detaje sa mijëra kilogram grurë ia lëshoi hektari!/Botasot