Njihuni me trajnerën më të vjetër të fitnesit në botë, 90 vjeçare dhe ende në top formë

Sporte tjera 08 Prill 2021 11:17

Tekymeka Mika është trajneria e fitnesit më e vjetër në Japoni, raporton Insporti.

Mika e nisi sportin e fitnesit në moshën 65 vjeçare, duke qenë se kishte dëshirë të ishte në formë të mirë fizike, teksa pas 25 vitesh, ende është në formë të jashtëzakonshme duke qenë edhe trajnere personale.

Sipas DW News, Mika ec 4 kilometra çdo ditë, dhe bën aktivitete të tjera, duke përfshirë ngritjen e peshave.

Ajo u bë trajnerja më e vjetër japoneze në moshën 87 vjeçare, dhe shprehet se dëshiron të vazhdojë deri në ditëlindjen e 100-të.

“Unë nisa të ushtrojë sepse dëshiroja të humbja peshë. Pas kësaj vendosa që doja të kisha të pasme sikur gratë braziliane. Dhe pastaj nisa rrugëtimin që të bëhem trajnere” – deklaroi ajo./Insporti.com

-->