Njoftoi largimin nga Juventusi, Buffon nis bisedimet me klubin e madh spanjoll

Futboll 12 Maj 2021 09:42

Portieri legjendar i Juventusit, Buffon, ditën e djeshme bëri me dije se do t’i ndaj rrugët me ‘Zonjën e Vjetër’, por siç duket Buffon nuk do të heq dorë nga futbolli, shkruan Insporit.

E ardhmja e veteranit mund të jetë në Spanjë, në një skuadër të madhe si Barcelona.

Sipas asaj që raporton “Footmercato”, kohët e fundit ka pasur kontakte mes Bufonit dhe drejtuesve katalanas, të cilët e kanë projektuar portierin e Juventusit si zëvendësuesin e Ter Stegenit.

Në ditët e ardhshme pritet të kemi diçka konkrete, por një marrëveshje duket afër.

-->