Njomza Zogaj e gatshme ti thotë “PO” Kosovës

Hendboll 03 Maj 2020 09:21

Hendbollistja jonë e re, Njoma Zogaj, do të luaj në edicionin e ardhshëm për ekipin e parë të klubit danez, EH Aalborg. Ajo këtë javë ka nënshkruar kontratën e parë me Aalborgun.

Njoma deri më tani ishte pjesë e ekipit të të rejave të këtij klubi, por ka bërë hapin shumë të rëndësishëm në karrierë. 20-vjeçarja tashmë është e gatshme të bashkohet edhe me Kombëtaren e Kosovës në hendboll.

“Në vitin 2017 e kam vizituar FHK-në, por për shkak të lëndimit që mora në vitin 2018 nuk kam mundur të jem pjesë e Kombëtares së Kosovës. Pork am qenë vazhdimisht në kontakt me përgjegjësit. Tani jam e gatshme t’i bashkohen Kombëtares së Kosovës. Ftesës do t’i them po pa asnjë dyshim. Me lojën time dhe me angazhimin besoj se do të kontribuoja shumë për Kosovën”, ka deklaruar ndër të tjerash hendbollistja Zogaj.

Më poshtë mund ta gjeni edhe njoftimin zyrtar të FHK-së:

    Njoma Zogaj promovohet në ekipin e parë dhe është e gatshme të bashkohet me KosovënHendbollistja jonë e re, Njoma…

    Posted by Federata e Hendbollit e Kosovës on Saturday, May 2, 2020

-->