Ndërpritet ndeshja në Rahovec

Superliga 16 Prill 2019 20:25

Ndeshja e parë çerekfinale e play-off-it në Superligën e Kosovës në basketboll ndërmjet Rahovecit dhe Ponte Prizrenit është ndërprerë në çerekun e dytë, kur rezultati ishte 33:28 në të mirë të skuadrës mysafire.

“Për shkak te problemit me njërin nga konstruksionet e koshit, ndeshja është shtyrë për 24 orë, pra zhvillohet nesër (e mërkurë) në ora 19:00 dhe vazhdon nga aty ku ka mbetur nga pjesa e dytë, rezultati aktual 28-33”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Rahovecit.