Nokaut në boks pas vetëm 7 goditjeve në 7 sekonda

Boks 25 Korrik 2020 15:45

Seniesa Estrada regjistroi nokautin më të shpejtë në historinë e boksit të femrave. Vetëm 7 sekonda i’u deshën Estradës për të rrëzuar rivalen Miranda Adkins.

Kundërshtarja nuk pati asnjë shans ndaj Estradës, madje nuk gjuajti as edhe një grusht të vetëm. Por kjo ndeshje ka shkaktuar pakënaqësi tek publiku, pasi kundërshtarja e Estradës, boksierja Adkins kishte filluar boksin në moshën 40 vjeçare dhe kjo ishte vetëm ndeshja e pestë profesioniste për të.

boks

Ndërsa në krahun tjetër, Estrada është një boksiere me përvojë dhe ka 18 fitore dhe asnjë humbje.

-->