Nokauti i Jake Paul u komentua gjatë gjithë ditës – kjo video dëshmon që gjithçka ishte e kurdisur

Sporte të tjera 19 Dhjetor 2021 21:39

Meçi i Jake Paul me Tyron Woodley u komentua shumë gjatë ditës, por njohësit e boksit po vërejnë disa gjëra që zbulojnë se ky meç mund të ketë qenë i kurdisur.

Ylli i YouTube tashmë ka filluar të zhvillojë edhe meçe të boksit, dhe i fundit për të ishte kundër Tyron Woodley.

Nokauti i Jake Paul ishte aq spektakolar në pamje të parë, saqë bëri bujë të madhe nëpër rrjetet sociale.

Por, një analizë e videos e bërë nga njohës të boksit tregon se diçka nuk ishte në rregull me atë goditje.

Tifozët kanë vërejtur se si Jake Paul i sinjalizoi dy herë Woodleyt me dorën e djathtë, për t’i liruar rrugën para se ta godiste.

Po ashtu, veprimi i Woodley që zbuloi dukshëm fytyrën duket i pakuptueshëm nga ndjekësit e boksit.

Më poshtë mund ta shihni videon për të vlerësuar edhe vet këtë nokaut.

-->