“Nokauti i vitit” që la pavetëdije katër herë kampionin e botës

Boks 01 Nëntor 2020 09:37

Gervonta “Tank” Davis është njëri nga boksierët më premtues në botën e boksit dhe mbrëmjen e kaluar e dëshmoi se ka arsye të mira për këtë gjë, transmeton Insporti.

Gervonta Davis mposhti amerikanin Leo Santa Cruz, ku në raundin e gjashtë e mbylli meçin shumë të luftuar me një “uppercut” brutal, i cili la pa vetëdije Cruz, që ishte shpallur katër herë kampion i divizionit.

Gjyqtari  Rafael Ramos, mbylli luftën pa numrimi kur pa të shtrirë në tokë pa ndjenja Leo Santa Cruzin.

Gervonta Davis, menaxhohet nga legjenda e boksit, Floyd Mayweather, mbrojti titullin në WBA në peshën e lehtë, por njëkohësisht fitoi edhe titullin WBA në peshën super-pendël.

Davis, në moshën 25 vjeçare ka një rekord prej 24 fitoreve në 24 lufta, ku 23 prej tyre i ka përfunduar me nokaut.

I menjëhershem ka qenë reagimi i yllit të NBA, LeBron James i cili në llogarinë personale në Twitter e cilësoi këtë si “nokauti i vitit”

“Nokauti i vitit” Zoti im!! Natën e Mirë Gervonataa”./Insporti.com/

-->