Nora Gjakova plasohet në finale, medaljen e ka të garantuar

Sporte luftarake 12 Korrik 2019 15:12

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, ka korrur një tjetër sukses të madh.

Gjakova, e cila në Grand Prix Budapest garon në kategorinë deri në 57 kilogramë, ka siguruar finalen e këtij turneu.

Në gjysmëfinale, kosovarja kishte përballë Miryam Roper të Panamsë, të cilën arriti ta mposhte me anë të për të kaluar në finale, ku tashmë ka siguruar një medalje për vetën dhe Kosovën.

Në finale, Gjakova do të përballet me fituesen e duelit Rafaela Silva – Hedvig Karakas.

Në raundin e parë të këtij turneu, Gjakova kaloi pa duel, kurse në raundin e dytë mposhti rusen Diana Dzhigaros.

Gjakova në luftën e saj të dytë mposhti garuesen nga Bregu i Fildishtë, Dabonne, për të mposhtur më pas bullgaren Ilieva.