Norwich City mposht Evertonin, kështu u vlerësua Rashica
Futboll
15 Janar 2022
17:59

Norwich City arriti ta mposht skuadrën e Evertonit me rezultat 2-1, në ndeshjen që u zhvillua në kuadër të javës së 22’të të Premierligës, shkruan Insporti.
Ylli i Kosovës, Milot Rashica ishte startues për Norwichin në fitoren ndaj Evertonit dhe nga SofaScore u vlerësua me notën 7.2.

Miloti shënoi golin e parë me Norëich në javën e kaluar në Kupën FA, por ende nuk ka shënuar në ligën angleze.
/Insporti.com