Nota e çmendur e Xhakës pas golit të parë në vitin 2019, katastrofë për Mustafin

Futboll 01 Janar 2019 18:03

Granit Xhaka e ka nisur më së miri vitin 2019, duke realizuar gol…

Mesfushori shqiptar shënoi në fitoren 4-1 të Arsenalit kundër Fulhamit, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Emirates”, raporton Insporti.

Ai zhbllokoi rezultatin në minutën e 25’, para se të shënojnë Lacazette, Ramsey dhe Aubameyang.

Për golin dhe paraqitjen që bëri për 90 minuta, Xhaka u vlerësua lojtari i dytë më i mirë i ndeshjes, me notën 8.0, pas Alex Iëobi (8.1).

Kurse Shkodran Mustafi u vlerësua si më i dobëti për Topçinjtë në këtë ndeshje, duke u notuar me 6.5, transmeton Insporti.