Nota e Griezmannit pasi shkëlqeu në fitoren e Barcelonës

Futboll 25 Gusht 2019 23:12

Në mungesë të Luis Suarezit e Leo Messit, në skenë doli Antoine Griezmann.

Sulmuesi francez tregoi se çfarë është në gjendje të bëjë dhe se pse Barcelona e bleu, me super-paraqitjen sonte ndaj Real Betisit, përcjell Insporti

Griezmann shënoi dy prej golave në fitoren e thellë, 5:2 të Barcelonës në ‘Camp Nou’.

Me nga një gol në secilën pjesë, për barazim 1:1 dhe epërsinë 2:1, Griezmann ishte vendimtari në fitoren e Barcelonës.

Ai e udhëhoqi sulmin e katalonasve, i mbështetur nga Carles Perez e Rafinha Alcantara, derisa Messi e Suarez nuk ishin të gatshëm për lojë dhe e përcollën atë nga tribunat.

Vlerësimet e lojtarëve, si dhe notën e Griezmannit që ishte njeriu i ndeshjes, mund t’i shikoni në pjesën e mëposhtme. /Insporti.com/