Notat e lojtarëve – vlerësim i papritur për Leo Messin

Futboll 23 Qershor 2019 23:13

Argjentina ia doli që më në fund të shënojë fitoren e parë në ‘Copa America’ – duke u kualifikuar tutje në këtë turne.

Fazën e grupeve, ‘Albicelestët’ e mbyllën me fitore ndaj Katarit, që ishte mysafir i këtij turneu, shkruan Insporti

Argjentina me Messin tani do të luajnë në çerekfinale, të garës e cila po mbahet në Brazil.

Ylli i Barcelonës pati një paraqitje zhgënjyese, ku në një moment dështoi para portës.

Sidoqoftë, ai është vlerësuar me notë pozitive, 7.2, sipas faqes së statistikave SofaScore.

Në këtë ballafaqim, Messi pati 13 duele të drejtpërdrejta prej të cialve 6 i fitoi, kurse u faulua tri herë.

Ai me sukses i realizoi 2 driblime, derisa dështoi në tri të tilla, kurse pati saktësi 83% të pasimeve. Por, 31-vjeçari nuk arriti të linte gjurmë në këtë ndeshje, duke mos shënuar gol e duke mos dhuruar asnjë asist.

Notat e lojtarëve mund t’i shikoni në videon më poshtë. /Insporti.com/