Notat e lojtarëve, Belgjikë 2-3 Francë: Mbappe yll i ndeshjes
Futboll
07 Tetor 2021
23:44

Franca ka arritur të bëjë rikthim sensacional ndaj Belgjikës, duke e mposhtur 3-2, për të kaluar në finale të Ligës së Kombeve, ku e pret Spanja.
Belgët e mbyllën pjesën e parë me dy gola epërsi, por francezët u kthye në pjesën e dytë duke shënuar tri herë.
Yannick Carrasco dhe Romelu Lukaku shënuan për belgët, ndërsa Karim Benzema, Kylian Mbappe dhe Theo Hernandez i shënuan golat për francezët.
Lojtar i ndeshjes ishte Mbappe me notën 9.0, ndërsa lartë u vlerësuan edhe Benzema dhe Pogba.
Më i dobëti në fushë ishte Thibaut Cortois me notën 6.0.
Me këtë fitore Franca kalon në finale, ku do të takohet me Spanjën.
Notat e lojtarëve të Belgjikës dhe Francës:

